A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Nga Malli

Të kam dashur, nga çasti i parë,
Më ke dashur, nga çasti i parë,
Asnjëherë nuk na u dha rasti,
Të bëhemi bashkë dhe të jetojmë në lumturi.
Kishim pengesa çdo herë.
Sa herë emrin tënd e përmendi,
Sytë më shkëlqejnë, jo vetëm nga lumturia,
Që më fal emri yt,
Por edhe nga lotët që dalin,
Nga malli për ty.
Por edhe ty të janë mbushur sytë me lot,
Sa herë që emrin tim e përmend.
Sa shumë e duam njëri-tjetrin,
Dhe sa shumë kemi vuajtur dhe sa shumë po vuajm,
Vetëm pse nuk mund të jetojmë bashkë.

24. I .2015

- poezi nga Benjamin Krasniqi


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  9





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019