>
LETERSISHQIP

Të Dua

Nuk më zë gjumi, edhe pse shumë nevojë kam,
Por si të vë gjumë në sy, kur me ty afër nuk jam.
Nuk më largohesh nga mendja ime asnjëherë,
Sepse të kam ngulitur në kokën time.
Zemra të kërkon çdo çast.
Më qetësohet shpirti, kur e dëgjoj zërin tënd.
Ah sa shumë të dua, por si ta tregoj.
Kur jemi larg disa kilometra?
Ndoshta nuk më beson asnjë fjalë që ta them.
Ke të drejtë të mos më besosh.
Fjalët e mia nuk i flet goja, por i thotë zemra e përvluar,
Nga malli për ty.
I thotë shpirti i vrarë e i burgosur.
Por unë gjithmonë do të të dua, edhe nëse nuk më beson aspak.

25. I .2015