>
LETERSISHQIP

Çfarë Ndodhi?

Dikur më thoje se: “je gjëja më e bukur që kam”,
Ndërsa sot më thua: “ti më fal veç vuajtje”.
Çfarë ndodhi me ty?
A thua pse t’u turbullua mendja e zemra?
Si u shkri ajo dashuri që kishe?
Nëse dhembja ime ty të fal lumturi,
Kurrë nuk do shërohem,
Vetëm e vetëm që ti të jesh e lumtur.