Më mbaj mend (për 1 muaj)

Hyrja është kryer me sukses!


Tema: Poezi Për Ëndrra dhe Shpresë

Ne Nuk Ishim Bashkë

Ne nuk u ndam, sepse asnjëherë nuk ishin bashkë.
Gjithmonë kishte një pengesë mes nesh.
Kishte një hendek të madh të pakalueshme.
Ti kishe vendosur botën para meje,
E mua më kishe lën të fundit,
Ndërsa unë kisha hedhur botës pas shpine,
E të kisha vendosur ty të parën.
Pra ne kishim dallime të mëdha.
Ti më doje vetëm me fjalë, por jo edhe e zemër,
Ndërsa unë të doja me gjithë zemër,
Edhe pse nuk ta thoja me fjalë.
Dashuria jonë ka përfunduar, ende pa filluar fare.

9. II .2015

- poezi nga Benjamin Krasniqi


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.9 / Votuan:  8


Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet