Tema: Poezi Për Mësuesit

Nxënës Pa Mësues

Ti me mësove të dashuroj,
Ti ma mësove vlerën e dashurisë,
Ti ma zbute zemrën, por ti ike,
Mbeta nxënës pa mësues.
Më le të vetëm,
Jo të gjitha m’i mësove,
Kërkove një nxënës tjetër,
Mua më harrove.
Për shumë pyetje, përgjigje nuk më dhe,
Vet nuk mund t’i gjej,
Të kërkoj një tjetër mësuese nuk mundem,
Askush nuk merrë nxënës që ka ngel.
9. VI .2015

- poezi nga Benjamin Krasniqi


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.3 / Votuan:  98