A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Kujtim Që Dhemb…

Plage pa gjak, pa shërim
E fshehur thellë në trup
Ëndërr pa përmbajtje
Që nuk mbaron asnjëherë
Kujtim pa formë
Që shfaqesh gjithmonë
Dëshirë e zjarrtë
Që djeg çdo gjë
Melodi pa tinguj
Jehon tej e tej
Roman pa ngjarje
Lexohesh me ëndje
Lule pa aromë,
Deh pa të shijuar fare
Shikim pa asnjë cak
Hipnotizon marrëzisht
Kujtim që dhemb…ende
Nuk të zbeh koha, as plakja ime
Kujtim i freskët…..
Ashtu si atëherë, si natën e fundit
Sikur të ujiteshe çdo ditë
Ngadalë po vyshkem unë
Plakem e thinjem
Ti mbetesh kujtim i paprekur
Kujtim që ende dhe gjithmonë
Do më dhemb, deri në përjetësi.

18. IX. 2013

- poem written by Benjamin Krasniqi


Choose star rating

Rating:  5 / Votes cast:  9





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2018