>
LETERSISHQIP

Lotët Ii

Mburru që diku dikush,
Për ty e kalon natën me lot
Mburru me lotët e syve të mi.
Mburru se dikush për ty,
Qanë sikur fëmijë, në heshtjen e errësirës.
Janë lot dhembjeje
Lot zemre dhe shpirti
Lot vuajtje dhe pikëllimi
Lot të një jete të vrarë
Lot të një përmallimi
Lot të një vdekjeje plot mall
Lot trishtimi pa mbarim
Lot të një dashurie
E e vrarë në fillim
Lot të një jete të shkurtuar
Lot të dy syve të verbuar.
Lot që dalin nga thellësia
Lot sinqeriteti nga dashuria
Lot vetmie e trishtimi
Lot nostalgjie e mallëngjimi
Lot që vrasin pa mëshirë
Lot ndarje pa lamtumirë
Lot që mua më vrasin
E ty të bëjnë të lirë
Lot që ty të bëjnë të ndjehesh mirë
Krenohu që dikujt, jeta i kalon me lot në sy
E ti ndjehesh e lumtur shumë
Ndërto lumturinë tënde
Mbi pellgun e lotëve të mi
Që asnjëherë nuk do kenë fund
Lot që mua do më përcjellin,
Deri në varrin e pa fund.
Varr që më pret mua
Brenda të më fut

15. XII .2013