>
LETERSISHQIP

S’ke Nevojë Të Bëhesh Ilaçi Im

Unë mund të vijë pranë teje,
Por çfarë vlere ka ardhja ime, nëse nuk më pret ti?
Unë mund të buzëqesh në pranin tënde,
Por çfarë velere ka ajo buzëqeshje,
Nëse nuk të disponon ty?
Unë mund të qaj për dhembjet e tua,
Po ta dija se ato do të të largoheshin.
Nuk dua që ta bëj udhëtim tim drejt teje,
E ti të mos ndjesh asgjë për ardhjen time.
Çfarë kuptimi ka ardhja ime, nëse ty nuk të dridhen gjunjët,
Nuk të ndalohet frymmarrja,
Nuk të dridhet zemra,
Dhe nuk ndjehesh më e lumtura në botë,
Kur je në përqafimin tim.
S’ke nevojë të bëhesh ilaçi im,
Thjesht mos u bë shkaku që unë të lëndohem.

26. VIII .2015