>
LETERSISHQIP

Çdo Gjë…

Çdo kush që iku dikur,
Mos le të kthehet më asnjëherë.
Sepse dikush tjetër e ka zëvendësuar
Çdo gjë që humbi,
Mos le të gjendet më kurrë.
Sepse çdo gjë mund të blihet.
Çdo gjë që kaloi,
Tani më u harrua dhe asnjë kujtim nuk mbeti.
Çdo kush që të tradhëtoi,
Asgjë nuk bëri përveç vetës që e mashtroi.
Çdo kush që të bëri të qash,
Mos e mallko asnjëherë.
Sepse ata lot të bën të fortë.
Çdo kush që iku nuk të njohu,
Çdo kush që të njohu nuk të vlerësoi.
Çdo kush që nuk të vlerësoi të humbi.
Çdo kujtim që mbeti nga dikur,
Tani është veç një kujtim më tepër.
Asnjë dhembje nuk zgjatë përgjithmonë.
Çdo dhembje dikur shërohet dhe kalon.
Nuk vie mëngjesi pa kaluar nata,
Nuk ka lumturi pa kaluar mbi dhembje.
Nuk do të kishte vdekje,
Po të mos kishte një jetë të jetuar.
Më mirë i fundit në tufën e luajëve,
Se i pari në tufën e qejëve.
Mos lejo të të prijë ai që e ka humbur rrugën për vete.
Nuk i ka hije luanit të pijë ujë aty ku më parë kishte pirë qeni.
13. IX . 2015