Tema: Poezi Për Fenë Myslimane

O Allah!

O Allah! Xhamitë tona mos i le të zbrazura.
O Allah! Le të kumbojë ezani nga lindja e deri në perëndim.
O Allah! Ligji Yt le ta sundoj botën.
O Allah! Ushtria që mbron hakun le të triumfoj.
O Allah! Umeti i Muhammedit alejhi selam, le të ngritët aty ku e ka vendin, dhe ku e meriton.
O Allah! Minaret le të buçasin nga dëshmia: Esh’hedu en la ilahe il-lAll-llah ve esh’hedu enne Muhammeden abduhu ve resuluhu.
O Allah! Emri Yt le të jetë emri më i shqiptuar në faqen e dheut.
O Allah! Tokat e muslimanëve le të çlirohen nga armiqtë e Tu.
O Allah! Në vend të kufrit e padrejtësisë, le të mbretëroj Teuhidi dhe drejtësia Jote.
O Allah! Në vend të kafshës së ndytë, le të theret kurban vetëm për Ty.
O Allah! Në vend të lakuriqësisë dhe amoralitetit, le të bartet shamia dhe morali të mbrohet.
O Allah! Në vend të alkoolit, zinasë dhe bixhozit që janë mbushur shtëpitë, le të bëhet namaz, dhikër dhe salavat.
O Allah! Në vend të muzikës, melodia e Kur'anit le të dëgjohet dhe shpirtrat le të qetësohen.
O Allah! Muslimanët mbrojë dhe forcojë në fenë e vetme të pranuar tek Ti.
O Allah! Armiqtë e Tu ose udhëzojë ose shkatërroj, ajo varet vetëm nga Ti.
O Allah! Të sëmurit tanë shëroj, të varfëritë tanë pasuroj, të vdekurit tanë mëshiroj, të gjallët tanë forcoj.
Esh'hedu en la ilahe il-lAll-llah ve esh'hedu enne Muhammeden abduhu ve resuluhu.

- poezi nga Benjamin Krasniqi


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  25