Më mbaj mend (për 1 muaj)

Hyrja është kryer me sukses!

Do Të Hesht

Vendosa të hesht, sepse heshtja më mbron.
Fjala është e kotë për atë që nuk kupton.
Fjalët nuk kanë aspak vlerë, kur askush nuk të dëgjon,
Edhe peshku do të shpëtonte nga grepi
Sikur gojën mbyllur ta mbante.
Tani e kuptova që heshtja është shpëtim.
Dielli nuk flet por ngroh.
Hëna nuk flet por bën dritë.
Yjet nuk flasin por shkëlqejnë.
Deti nuk flet por freskon.
Tani e kuptova heshtja është mirësi.
Vendosa të hesht në çdo çast.
Edhe sikur dheun e botës ta hedhin mbi mua, do të hesht.
Edhe në zjarrin më të madh po të më fusin, nuk do bërtas .
Goja do të hesht nga ajo s’do del fjalë.
Syri do të hesht nga ai lot s’do të dal.
Vendosa, trishtimin e mbylla me dry.
Buzëqeshja do të më mbaj larg pytjeve për të kaluarën e trishtuar.
Buzëqeshja ime do të jetë përgjigje për lumturin e rrejshme.
Vendosa, heshta, buzqesha.

27 .X .2015

- poezi nga Benjamin Krasniqi


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  20


Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet