>
LETERSISHQIP

I Vetmuar

I vetmuar ngela!
Mure për'rreth.
Edhe pse dritat ishin nderzur
Errësirë shihja në çdo skaj të dhomës
Në një karrige qëndroja i ulur
Duke ia numëruar akrepat orës
Prisja një zë të më thërriste
Qoftë edhe minuta më e shkurtër
Po më mbyste qetësia përbrenda
Diçka më fliste ngadalë.
Kisha nevojë për zhurmë.
Zëri im përbrenda bërtiste.
Moj errësirë pse qëndron me mua!?
Sot ndihem mbret i vetmisë
Edhe kurora ma zbukuron çdo minutë të vetmisë
Nesër vendosa do të dal, ndoshta s'më ndjekë kjo vetmi!