A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Nuk U Ndam Me Dëshirë

U ndam, jo nga dëshira, por nga arsyet.
U larguam, jo pse nuk dëshironim të takoheshim,
Por pengesat na u vunë.
Sa shumë menduam për të ardhmën e shkëputur.
Çdo gjë do të ishte për mrekulli, sikur të takoheshim në një kohë tjetër.
Koha nuk ishte në favorin tonë.
Koha, vendi dhe njerëzit nuk ishin me ne.
Çdo gjë ishte kundër nesh, përveç dëshirës që të jemi bashkë.
Nuk ishim krijuar të jetojmë bashkë.
Është e vështirë të humbasësh diçka të vlefshme,
Por atë vështirësi e zbutë lumturia që ta falë lajmi për lumturin e saj.

23. XII . 2015

- poezi nga Benjamin Krasniqi


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.9 / Votuan:  11





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019