A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Pse Jemi Mosmirënjohës

Gjithmonë e takojmë dikë,
Që na i shëron plagët që të tjerët na i shkaktuan.
Për një kohë i duam e afër i mbajm,
Deri në çastin kur dhembjet më nuk i ndiejmë.
Pastaj kërkojmë mijëra mënyra të ikim,
Nga ata që i kishim afër e na kthjelluan mendjen,
Na i çartësuan rrugët, na ndihmuan të ngritemi.
Shpikim gjënjeshtra e arsye, dhe në fund ia dalim.
A thua pse jemi kaq mosmirënjohës?
Pse i duam ata që na urrejnë, e i urrejmë ata që na duan?
Sa kontravers jemi në veprat tona.


26. XII .2015

- poem written by Benjamin Krasniqi


Choose star rating

Rating:  4.8 / Votes cast:  6





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2018