A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Pse Kështu?

Pse dorën nuk ma mbajte, kur unë kisha nevojë?.
Pse më le të vetëm, kur pa fund të doja?.
Pse nuk e mbajte asnjë premtim që ma the?
Pse më thoje se më do, kur në zemër kishe hile?.
Pse më thoje fjalë të ëmbla, kur në buzë kishe helm?.
Pse më premtove që vetëm vdekja do të na ndajë,
E në mendje e kishe ikjen?.
Pse kështu veprove?
Nuk të mjaftuan mijëra lot, e dhembje?
Dëshiron ende të më shohësh me lot në sy?
Thoje që je jeta ime, por u bëre vdekja.
Thoje që je frymëmarrja ime, por u bëre ngulfatja.
Thoje që je ëndrra ime, por u bëre shkaKu që mos të kem gjumë asnjëherë.
Pse kështu?
Dikur diku të thinjur do të takohemi, të lutem ule kokën,
Për turpin që e bëre.
Fundin e solle në kulmin e dashurisë sonë.
Pse kështu veprove?

30. IV .2016

- poezi nga Benjamin Krasniqi


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  7





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019