>
LETERSISHQIP

Pse Luftove?

Pse "luftove"?
Të na çlirosh nga robëria, e lirin t'na sjellësh, apo t'na robërosh ti?
Pse "luftove"?
Ta çlirosh vendin dhe ta bashkosh si dikur, ashtu si u betove, apo ta ndash e ta falësh te armiku, vetëm që pushtetin ta mbash?
Pse "luftove"?
Ta zhvillosh Kosovë e ta pasurosh popullin, apo ta pasurosh vetëvetën e popullin ta varfërosh?
Pse "luftove"?
T'i largosh nga vendi ata që na vran, masakruan, dëbuan e dhunuan me bekimin e kishës, vetëm pse ishim muslimanë shqiptarë, apo ta na ndalosh mbulesën e motrave, e hoxhallarë të burgosësh?
Pse "luftove"?
Për emër e histori, apo se vërtetë e ndieje që robërin nuk mund ta durosh?
Të tregoj unë pse ti "luftove".
Nuk luftove se luftën dhe vdekjen e doje, por se e dije që pas lufte do të pasurohesh.
11.08.2016