>
LETERSISHQIP

Gjithçka Gabim

Më thanë mblidhi të gjitha copëzat dhe ndërtoje nga fillimi.
Më thanë harroj të gjitha të hidhurat dhe fillo nga fillimi.
Më thanë fale sepse edhe ti mund të gabosh.
Më thanë hapja derën dhe lejoje të hyjë prapë.
Më thanë fshija lotin në faqe sepse po bën mëkat.
Më thanë kapja sërish dorën dhe mos e lër të ik.
Më thanë je kokëfortë dhe po bën gabim.
Më thanë beso në fjalët që po të thotë.
Më thanë pendimin e ka të sinqertë.
I dëgjova me vëmendje dhe heshta disa çaste.
U thash nëse copëzat ngjiten vijat nuk fshihen.
U thash të hidhurat i kam harruar sepse asgjë të ëmbël nuk kishte, por fillimi im është tani, pa të.
U thash gabimi i parë falet, por gjithmonë gabim ishte gjithçka.
U thash derën e ka mbyllur vet me ikjen që e bëri.
Çelësin e ka marr me vete dhuratë.
U thash nuk besoj në lot krokodili.
Lot gënjeshtre.
U thash nuk dua ta mbaj një dorë që dëshiron të largohet.
U thash nuk jam kokëfortë por jam realist.
U thash gënjeshtrat nuk janë fjalë.
U thash mijëra herë është penduar kësisoj.