Ateizmi Komunist

Kur të goditën me çekiç n'krye dhe ta ngulën drapnin n'mish, buzëqeshe.
Me duartrokitje dhe përqafime e prite.
Sikur ta dije që po e përqafon gjarpërin.
E rrite me mishin dhe gjakun tënd.
E ushqeve me eshtrat tua.
E prite me lule, e përcolle me gjemba.
E prite me pasuri, e përcolle me mjerim.
E prite me plotë jetë, e pëcolle me vdekje e varre.
E prite me buzëqeshje, e përcolle me lot.
E prite me shpresën e lirisë, e përcolle me robëri.
E prite me shpresen se do të ndërton fabrike.
Ai ndërtoi: varre, bunkera, burgje e kampe përqendrimi.
A e prisje këtë?
A e doje këtë?
E prite si zonjë e stolisur, e përcolle e leckosur.
Ah Shqipëri, çka të bëri komunizmi ateist?!

28. II .2017

- poezi nga Benjamin Krasniqi


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  8