A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Kjo Më Mungonte

Mjegull. Ngado që kthej kokën, shikimin e kam të mjagullt.
Të trubullt. Tē hirtë. Pa pikë përqendrimi.
Më ngrin acari edhe pse dimri ka kaluar moti kohë.
Lulet më duken të thara edhe pse jemi Maj.
Sa e rënd është dhembja, kur e bart veç vet.
Pendohem për të kaluarën edhe pse asgjë s'kam ndryshuar nga gabimet e saj.
E tashmja më dërgon në humner dhe asnjë hap drejt përmirësimit nuk bëj.
E ardhmja më frikëson deri në dhembje edhe pse nuk mund ta di.
Edhe pse nuk dua ta di. Prap diçka më shtyn ta kërkoj atë.
Përpëlitem dhe çjerrem deri në humbje të zërit.
Shaj dhe mallkoj të gjithë.
Thyej dhe rraplloj gjithçka.
Sikur e tërë bota të më kishte faj.
E di që askush nuk më ka bër asgjë.
Tërë trupin e kam me dhembje edhe pse asku nuk më dhembë.
Sytë e mbushur me lot, por lotët nuk më dalin.
Ah! Çfarë më mungon mua?
Dua të gjej zgjidhje, por nuk mundem.
Kërkoj të gjej rrugën, nga mësimet e atyre që e kanë humbur rrugën e tyre.
Kërkoj zgjidhje logjike, në librat e filozofëve ateist, të çmendur e të paudhë.
Kërkoj rrugëdalje në rrugë të mbyllur.
E pyes vetën në heshtje.
Ku është drita?
Ku është jeta?
Ku është lumturia?
Ku jam unë?
Nuk marrë asnjë përgjigje, përveç heshtjes.
Të gjithë ikin nga unë, përveç vetës time.
E do të duhej të isha unë, i pari që ikja nga unë.
Pse duhet të iki nga vetëvetja?
Çka më mungon mua?
Si ta ngopi shpirtin?
Me muzikë?
Me filozofi?
Me dashuri për artistë të shthurur?
Me dashuri për asgjë të vlefshme?
Jo, me asgjë nga këto nuk ngopet shpirti.
Më përgjigjet shpirti.
Me ç'farë atëherë?
Mua më ngop veç me adhurim të Zotit.
Foli shpirti.
Ahhh. Kjo ishte ajo që më mungonte.

28. II .2017

- poezi nga Benjamin Krasniqi


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  9





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019