>
LETERSISHQIP

Heshtja

Sa i mençur dukej, derisa filloi të fliste.
Na mashtroi me heshtje.
Menduam se ishe i mençur.
Heshtja është flori.
Ai fliste kur nuk ishte nevoja, por heshte kur duhej te fliste.
Nuk zgjedhte fjalët që i fliste.
Mendonte se sa më shumë të fliste, do të thoshte gjëra të mençura.
Kishte harruar se gjërat e mëdha thuhen me shprehje të shkurta dhe të thjeshta.
E si ta mësonte ai këtë, kur librin e kishte armikun e tij?.
Heshtja të zbukuron, pa asnjë stoli.
Është fortfikatë e pakaluar.
Të mençurit flasin pak e thonë shumë.
Injorantët flasin shumë e nuk thonë asgjë.
Heshtja është mburojë.
Lum kush hesht kur nuk ka çfarë thotë.
10.IV.2017