A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Ajo Vdiq

Do tretem duke të kërkuar rrugëve.
Duke ndjekur gjurmët tua.
Duke të pritur, siç të premtova.
Ndoshta kurrë nuk do të të takoj.
Ndoshta do vdes duke të pritur.
Ndoshta malli do të më mbyt.
Por më mjaftojnë kujtimet që kam.
Për të mos vdekur për së gjalli.
Do e shkeli çdo rrugë ku ne kemi ecur.
Do e vizitoj çdo vend ku ne ishim.
Do e takoj secilin që bashkë e njohëm.
Do e lexoj secilin libër që bashkë e lexuam.
Do shkruaj poezi në secilin rast që më kujtohesh.
Do e blej secilën lule që ty të pëlqente.
Do e vizitoj çdo ditë vendin, ku herën e parë të pash.
Askujt nuk do i tregoj se ti ike.
Të gjithve do u them: "ajo vdiq".

26.06.2017

- poezi nga Benjamin Krasniqi


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  11





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019