Kur Unë Gabova

Gabimin që unë e bëra, ashpër dhe haptazi më kritikove.
Pas meje edhe ti, sikurse unë veprove.
A thua ku paska qenë gabimi?
Tek unë që gabova?
Apo te ti që haptazi më "këshillove"?
Apo ndoshta "këshillën" nuk e paske pas me sinqeritet?
Punën që unë e punoja, the "mos se është e ndaluar".
Por ti fillove ta punosh, a tash është e lejuar?

19. VIII .2017

- poezi nga Benjamin Krasniqi


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  1