>
LETERSISHQIP

Vargu I Humbur

Atje në memorien e humbur
Ku asgjë e tashme nuk arrin,
Por atje kam gjithçka timen,
Që më mban peng përgjithmonë.
Atje kam një varg të humbur.
Një varg që tani nuk më kujtohet.
Ti je vargu im i humbur.
Tani mu kujtua.