A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Loti Dhe Zemra

Një mbrëmje të qetë vere
Në një shëtitje që po bënin
Loti dhe zemra
Papritmas zemra e pyeti lotin
Pse po rrjedh aq shpesh nga sytë?
Edhe po e lodhë veten
Edhe po i shqetëson sytë
Pa asnjë nevojë?
Loti i menduar i përgjigjet:
Nuk jam unë fajtori
Në këtë rreth
Fajtor jeni ju
Ju, mendja dhe shpirti
E pasojat i bartim unë dhe sytë
Pse na akuzon neve
Për rrjedhjen tënde
Ne nuk të shtymë të rrjedhësh
Iu kthye zemra lotit
Unë rrjedh aq shpesh nga sytë
Por asnjëherë prej dëshirës sime
Unë jam veç freskues i dhembjes tuaj
Edhe sytë e mi
Do të lotonin sikurse unë
Po të kishin
Mendje, shpirt dhe zemër
Mendja e kujton atë që e kishte dikur
Shpirti e kërkon pjesën e humbur
Zemra nuk harron dot të kaluarën
Prandaj rrjedh unë
Unë jam rezultat i
Mendimeve të mendjes
Kërkesave të shpirtit
Dhe mos harresës së zemrës
Unë i quajturi lot
Unë që askush nuk më do
Por të gjithëve iu gjendem afër
Unë i akuzuari dhe i përbuzuri
Askush nuk e di vlerën time
Mua askush nuk më kupton
Nëse rrjedh nga dhembja
Apo nga gëzimi
A jam i ftohtë apo i nxehtë
Çdo pikë e imja është një histori
Një roman në vete
Një dramë
Një poezi
Një këngë e shpirtit
Një dhembje e pafund
Një gjëmë e trupit
Një mall që të përvëlon
Një pikëllim që të mbyt
Një dashuri e humbur
Një person që të mungon
Por çfarë të bëj unë
Kurrë askush nuk më do
Mirëpo të gjithëve iu rri afër
Atëherë kur të gjithë të tjerët i braktisin
Kur askush nuk i shoqëron
Më fal që të fyeva
I kërkoj falje zemra lotit
Më fal që shkaku im
Ti rrjedh aq shumë
Tani e kuptova
Se sa mik i mirë
Dhe besnik je për mua
Të lutëm mos më braktis kurrë
Edhe pse të bëj të rrjedhësh
Pa të pyetur fare
Unë dhe ti
Do të jemi së bashku
Deri në fund të jetës
Asnjëherë nuk do të të braktisë
Iu betua loti zemrës
Së bashku kemi lindur
Së bashku do të vdesim
Jemi miq deri në frymën e fundit.

23. III .2013

- poezi nga Benjamin Krasniqi


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  5





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019