>
LETERSISHQIP

Gjithçka Kishte Kuptim

Dikur kam njohur dikë, që vetëm gjumi na ndante.
Sot nuk takohemi asnjëherë.
Nuk kemi kohë themi, e në fakt nuk duam të takohemi.
Gënjejmë e shpikim arsye, vetëm për të mos u takuar.
Dikur nuk kishim asgjë, e gjithçka na bashkonte.
Tani kemi shumëçka, por gjithçka na ndan e na largon.
Atëherë kur u deshëm pa interes, gjithçka kishte kuptim, madje edhe ndonjë "fyerje".
Sot kur interesi hyri në mes, nuk ka kuptim as fjala "faleminderit".
Sa shumë ndryshuam?
A ndryshuam ne?
A ndryshoi koha?
Apo ne nuk u deshëm asnjëherë?

10. X .2017