>
LETERSISHQIP

Pritja

Sa e gjatë është pritja, kur e di se nuk do të vijë askush?!
Sa e gjatë është nata, kur dhembjet janë pa fund.
Sa i shkurtër është gëzimi, kur je me atë që e don.
Edhe krejt kohën e botës me ta fal, prap nuk të mjafton.
Rrëzimet janë mësime, e plagët janë kujtim.
Që dikur ishe në tokë, e nuk kishe asnjë përqafim.
Braktisja nuk është frikë, e as dështim.
Vetmia është shoku më i mirë, kur tek askush nuk gjen mirëkuptim.
Lotët nuk janë thyerje, e as poshtërim.
Tregojnë se zemra do diçka, dhe e do pa pushim.