Jehona E Zemrës
Kur më përshëndete ngadalë
Sytë m’i njomi loti
Me zërin e zemrës mallkova jetën
Pse nuk më lejoj të jem i joti
Të përpiu errësira ngadalë
Së bashku me buzëqeshjen e bukur
Pas teje mbeti vetëm aroma
Dhe unë duke u lutur
Në rrugën e boshatisur
Dhembja e zemrës jehonte
Shpirti filloj të lëngoj
Por, ndarje nuk e pranonte.
- Poezi nga Benjamin Krasniqi
{{ risposta }}
Mesatarja: {{ nStars }} / Votuan: {{ nVotes }}
Më shumë nga Benjamin Krasniqi
Komente 0