A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Jeto Tani!

Mbi dhembjet e mia
Ndërto lumturinë tënde
Mbi lotët e mi
Ndërto buzëqeshje për vete
Mbi vuajtje e mia
Ndërto gëzimin e pafund
Shkatërrova jetën time
Duke u munduar ty, të bëjë të lumtur
Ti lumturinë tënde e kërkove
Duke më shkatërruar mua
Nuk kurseve asgjë timen
Vetëm qëllimin tënd ta arrish
Dhe asnjëherë nuk më besove,
se sa shumë vuaj për ty
Gjithmonë qeshe me lotët e mi
Dhembjet e mia, janë themel për:
Harenë dhe lumturinë tënde
Festo fitoren dhe çlirimin tënd
Gëzohu tani!
Mbi varrin tim, ndërto jetën tënde
Varrim im është themel i fortë
Nuk shembet lehtë
Mbi vdekjen time, ndërto një jetë të re
Mbi pikëllimin tim, ndërto një hare feste
Mbi vdekjen time, ndërto jetën tënde
Ndërto atë që kërkove
Jeto tani.

23. X .2013

- poem written by Benjamin Krasniqi


Choose star rating

Rating:  4 / Votes cast:  1





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2018