A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Çu Adem

Çu he burrë i dheut
Nuk të ka hije me nejt shtritë.
Çu se burrat si ti nuk dorëzohen.
Plumbat ta kanë stolisë gjoksin
Gjaku aromë parfumi
Çu Adem
Çu se po shkojmë në Vlorë
E di që nuk ja ba gati
Çu se nëna Zahide t'i bëri gjërat gati
Motorri po të pret
Kallashnikovi është aty
Gjerdani me fishek është gati
Veshi rrobat e bardha
Plisin qite mbi kokë
Mjekrrën po ta krehu unë
Hiç mos u pastro, aromë parfumi po të vie
Çu Adem
Çu se po shkojmë te Agimi në Zhegër
Po na pret. Është kthy nga Kosharja.
Çu Adem
Çu se po shkojmë te Lleshi në Preshevë
Është kthy nga beteja
Po na pret me ngrit flamurin në Luginë.
Çu Adem
Çu se po shkojmë te Zahiri
U kthy nga Pestova, e kishin stolisë edhe atë sikur ty.
Po na pret t'i shpërthejmë bombat tek stacioni.
Çu Adem
Çu se po shkojmë te Indrit Cara në Kavajë
Është kthy edhe ai
Sa i bukur po duket në çelik.
Çu Adem
Çu se po shkojmë te Tahir Sinani
Po na pret në Tropojë
Me të do ikim në Çamëri sepse po na thërret.
Nuk bën ta lëmë vet.
Çu Adem
Çu se po shkojmë tek Jakup Asipi në Sllupçan
Po na pret tek xhamia.
E ka veshë uniformën e UÇK-së
Edhe revolen në brez e ka ngjesh.
Çu Adem
Çu se po shkojmë te Fehmi Lladrovci në Drenas
Edhe Xheva është me të, po na presin në odë.
Çu Adem
Çu se Hamza u ba gati edhe bac Shabani po vjen.
Çu Adem
Çu se ka ardh Nëntori, po të presim në Prishtinë
Po e festojna lirinë edhe datëlindje tënde.
Çu se edhe Oso Kuka u nisë me ardhë
Edhe Isa Boletini po vjen
Ismail Qemali e ka marr flamurin dhe u nisë
Vehbi Dibra ka marr atin, ka veshë xhyben edhe shallin
edhe ai po vjen.
Çu Adem
Çu se po shkojmë në Prizren
Në xhaminë e Bajrakliut po e bëjmë megjlisin
Ymer Prizreni po na pret
Është bër gati. Po e themelojmë Lidhjen.
Çu Adem
Çu se po shkojmë te Hasan Prishtina
po na pret tek mulliri
U kthy nga Selaniku, edhe atë e kishin stolisë me plumba
E kishin zbukuru sikur dhëndërr
Çu Adem
Çu se po shkojmë te Haxhi Zeka në Pejë
Po lidhemi me Besa-Besë të gjithë tok
Çu Adem
Çu se po shkojmë në Manastir
Po na presin the bëjmë alfabetin
Gjergj Fishta është atje. Po pyet për ty.
Me Lahutën e Malcisë në dorë po pret.
Çu Adem
Çu se po shkojmë në Korçë
po e çelim shkollën
Luigj Gurakuqi ish aty.
Çu Adem
Çu se po shkojmë në Dragobi
Bajram Currin e kishin rrethu
Eja shkojmë t'i ndihmojmë.
Çu Adem
Çu se nëna Zahide t'i bëri gjërat gati
Çu he burrë lirie
Flamuri po të pret
Çu Adem
Çu se po bëhemi bashkë toskë e gegë
Kosovë e Shqipëri, Iliridë e Malësi
Çamëri e Preshevë.
Çu se mbetëm vonë.

- poezi nga Benjamin Krasniqi


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  4





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2018