A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Kujtime Feniks

Mbrëm para gjumit mu kujtove
Edhe sot në mëngjes
Madje edhe kur e pija kafen
U mondova t'i digjja kujtimet
Por ato u ringjallën si feniksi
Stolat e vjetër mbuluar me borë
Në parkun ku me takoheshim
Mbajnë shumë kujtime
Ëndrra
Gëzime
Plane për të ardhmen, që u shuan
E di
Edhe sonte do të më kujtohesh
Edhe nesër në mëngjes
Do më ndjekin si hije
Më ngulfatin
Nuk iki dot, as nuk dua të iki
Dikur edhe ti do të shuhesh
Do të harrohesh
Nuk të gënjej, se nuk do të mund të jetoj pa ty
As ti nuk do ta besosh edhe po ta thoja
As ti mos më thuaj
Do të jetojmë edhe të ndar
Edhe pse kujtimet do të na ndjekun pas

- Benjamin Krasniqi


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.7 / Votuan:  3





teksteshqip.com © 2007 - 2017