A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Nuk Prite

Nuk të tregova se po vija
sepse doja të të befasoja
Të hyja ngadalë në shtëpi
T'i mbyllja sytë me duar
si dikur në adoleshencë
t'i dhuroja trëndalifat e kuq
dhe zinxhirin me zemër ta vendosja në qafën e bukur
pastaj në ball të të puthja.
Unë u ktheva, por derën mbyllur e gjeta.
Dikush tjetër ishte aty
Nuk më prite

- poem written by Benjamin Krasniqi


Choose star rating

Rating:  5 / Votes cast:  4





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2018