A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Kaqurrele

Vitet ikin me shpejtësin e tyre, e çuditërisht mua ma shtojnë dashurinë për ty.
Pa u takuar asnjëherë fizikisht, u prekën dhe u ledhatuan zemrat.
Kam besuar në mrekulli, por kur u ndodhnin të tjerëve, por tani po bindem edhe më shumë, sepse po më ndodhë mua.
Mijëra herë kam dashur të të shkruaj, madje edhe i shkruaja të gjitha ato që doja të t'i thoja, por i fshija dhe qaja nga inati.
Më mungonte guximi.
Frika nga përgjigjja që mund të merrja, nuk më lejonte shumë pyetje të t'i bëja.
Të krahasova me lulet, por t'i ishe lulja më e bukur.
Gërmova thellë në shpirtin tënd, ishte minier ari.
Ëndërrova shpesh, bëra plane me ty edhe pse isha pa ty.
Kur më pyesin për idealen, para syve më del ti, dhe filloj të flas për ty.
Boshllëqet e zemrës m'i mbyll veç ti.
E Artë në emër, diamant në vlerë.
Kurdo që dëgjoj këngën "kaqurrelja", mendja më shkon tek ti, dhe zemra rrahë ndryshe.
Të dua! po, po, të dua, madje më shumë seç e imagjinon ti.

- poem written by Benjamin Krasniqi


Choose star rating

Rating:  5 / Votes cast:  2





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2018