>
LETERSISHQIP

Atje

Nuk e di ku është ai vend
Madje as nuk e kam imagjinuar
Si duket
Por dua të iki
Mu tani, i vetëm e pa askë.
Mjafton të ketë ajër
Asgjë nuk dua më tepër.
Larg nga gjithçka dhe nga çdokush
Madje larg edhe mendimeve dhe të kaluarës
Pasi që nuk kthehet koha
Arratisja është gjëja më e mirë.
Atje dua të iki
Pa adres e pa cak
Le të mbesin fjalët e mia zëvendësi im
Le të flasin fjalët
Edhe sidomos ato të pathënat
E që i shkrova nën lot
E me gjak
Le të marrin kuptim tani fjalët e shkruara, e heshtja e detyruar
Atje dua të iki
Mos të kthehem më
Të bërtas pa më thënë askush: "mjaft"
Të hesht pa më thënë askush: "fol".
Të flas vetëm kur dua unë
Të hesht kur dua unë
Pa pasur frikën e kritikës
Pa pasur dëshirën për lavdata
Pa glorifikim e kult
I vetëm, i heshtur e pa frikë
Atje dua të gjej qetësin e humbur
E butësin e zemrës
Atje dhe vetëm atje.