>
LETERSISHQIP

Udhëtar

Rrugëve me shi eci
Pa adresë e pa cak
Nga asku, për askund
Vetëm ecje dhe ecje
Çuditërisht nuk lodhem
Mijëra kilometra rrugë vetmie
Në pasqyrë nuk shikohem më
Kam frikë se vetën nuk e njohë
Shumë kam ndryshuar
Nuk e njohë më vetën
Të tjerët më njohin por unë jo
Ata që kisha ikën
Ika edhe unë
Gjithçka na bashkonte
Tani më asgjë
Edhe varret janë vjetëruar
Madje edhe toka qenka plakur
Sa çudi, të gjithë janë plakurë
Unë me thinja në kokë
Më rrudha në fytyrë
Pa askë dhe pa asgjë
Nisur nga asku për askund
Pa adresë e pa qëllim.