>
LETERSISHQIP

Ajo Është Ajo

Po të ishte ujë
Do të zhytesha në të dhe nuk do të dijla nga aty.
Po të ishte ushqim
nuk do të ngopesha asnjëherë me të
Po të ishte lule
Do ishte lulja më e bukur.
Nuk do ngopesha me aromën e saj
Po të ishte mjaltë
Do ngopesha me ëmbëlsin e saj.
Po të ishte libër
Do e lexoja, rilexoja mijëra herë, do e mësoja përmendësh.
Po të ishte parfum
Do e lyja trupin çdo çast me të
Po të ishte rrobë
Do e vishja çdo ditë, do flija me të
Po të ishte anije
Do e shëtisja secili det me të
Po të ishte makinë
Do shëtisja secilin cep të tokës me të.
Ajo nuk është anjë nga këto, por ajo është gjaku që ecën në trupin tim.
Ajo është ajri që frymoj
Ajo është ajo dhe nuk ka si ajo.