>
LETERSISHQIP

Do Të Vish

E di se do të vish
do të vonohesh pakëz
por do të vish
ti e mbanë fjalën
nuk më zhgënjen
nuk gënjen ti
E di se do të vish
E derisa të vish
do të të pres
nën hijën e kujtimeve.