>
LETERSISHQIP

Luleboret E Janarit

Në Kujtim Të Viktimave Të Masakrës Së Reçakut
15 Janar 1999.
Vetëm sa kishte zënë fill, Janari i fundit i milenumit të vjetër
Dhe i shekullit të gjakut.
Dimri kishe zbarkuar në Reçak me tërë acarin e tij.
Me të kishin ardhur edhe bishat e egra
Kishin nuhatur aromën e gjakut
Qetësin e dimrit e prishën putrat e bishave të etura për gjak.
Bardhësin e borës e skuqi, gjaku i luleboreve të Reçakut
Me gjakun e tyre mbollën lulebora
Lindën lulebore bë mesin e Janarit
Qetësia e trupave të sakatuar, jehoj në secilën zemër njeriu
Dyzet trupa ranë,
Dyzet lulebore lindën.
Lindi jeta me vdekjen e tyre
Lule që zbukuruan lirin.
Reçak na falë!
Lulet tua nuk i ujitëm, i kemi lënë të vyshken.
15.01.2018