>
LETERSISHQIP

Shenja Yte

Rastësisht të pashë kalimthi
Asgjë të veçantë nuk kishe, por shikimin ma tërhoqi unaza e arit që të shkëlqente në gisht
E që çuditërisht doje ta fshihje nga të gjithë
Sikur ta kishin vënë me dhunë dhe po e mbaje me zor
Sikur të vinte turp nga ajo unazë.
Gjatë të shikova
Njashtu edhe ti mua
U skuqe nga turpi
Sikur t'u kujtuan vargjet e mia kur të pata thënë: "kur të takohemi, së paku ule kokën nga turpi që bëre".
Sikur t'u kujtua tradhëtia
Më erdhi keq për ty
Nuk të urreva aspak, madje sikur u gëzova disi
Thash me vete: "kë e ke mashtruar tani"?
Mund të ndërrosh status dhe pamje
Mirëpo nuk mund ndërrosh mendje dhe zakon.
Me kë do e tradhëtosh atë, me të cilin më tradhëtove mua?
Ngjyra e re e flokëve, nuk ta mbulon turpin
Flokët e bardha, nuk ta mbulojnë njollën e zezë që të ka damkosur në ballë
Nuk ka ujë që e pastron tradhëtinë
E as ngjyrë që e mbulon.