A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Jehona

Zëri dëgjohej që vinte nga diku larg e fytyra nuk i dukej
Përpjekje të kota për ta parë
Përkundër mallit dhe dëshirës
Shumë fytyra e gjëra ishin futur në mes
Shumçka na ndalonte kontakin pamor
Vetëm akustika na lidhte
Zëri jehonte nga diku
Fytyra nuk dukej
E njihja zërin dhe emrin tim
Ashtu mendoja unë
Por si duket dikush tjetër kishte llagapin tim
E jehona e zërit të saj më erdhi në vesh rastësisht

- poezi nga Benjamin Krasniqi


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  1





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019