A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Ejani

Ejani të gjithë së bashku
Të ikim diku larg
Por jo të gjithë
Akcili në një skut të botës
Ti i mërzitur ik
Po ashtu edhe unë
Ti i brengosur largohu
Njashtu sikur unë
Ti i dëbuar merr arratin
Po sikur unë
Ti i nëpërkëmbur mbathja
Njësoj si unë
Ti i lënduar tretu diku
Sikurse unë.
Të gjithë le të ikim
Le t'i ulemi botës në prehër
Le ta përqafojm errësirën
Diku do të gjejmë qetësi
Ta kapim hënën e diellin
Yjet, dritën e ylberin
Le t'i përqafojm shumë
Le t'i mbajm në prehrin tonë
Ejani të gjithë tok
Le t'i mbledhim lulet e para të pranverës
Të gëzohemi fëmijërisht
Të ndrojtur e të frikësuar
Sepse nuk jemi mësuar të gëzohemi
Shpirtin ia falim botës
Trupin ia falim tokës
Sekretet ia tregojm veç Zotit
Vetëm para Tij përlotemi
Ejani, nuk dua të ju prij.

- poezi nga Benjamin Krasniqi


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.7 / Votuan:  3





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019