>
LETERSISHQIP

Ti Se Din

Jo, ti se din si kam jetu, kur ti ke ik
Më ke parë të fort e krenar, gjatë ditës
Por nuk më ke parë natën, duke qar në heshtje
Duke u përpëlit në shtrat, e duke pritur mëngjesin pa gjumë në sy
Jo, ti nuk më ke besuar aspak
As kur tu luta të mos shkoje
As kur para dere të erdha dhe ma përplase në fytyrë
As kur më shave e më ofendove
Jo, nuk e ke ditë
Sa net rrugëve kam shëtit duke të kërku
Në borë e në shi, duke ngrirë nga i ftohti
Jo, nuk e ke ditë
Që loti në sy je ti
Gëzimi në fytyrë
Freskia e çlodhja
Jo, nuk e ke ditë
Sa më ke munguar
Sa të kam dashur
Jo, nuk e ke ditë
Që më ke munguar edhe kur te kam pas afër
Nuk kam mundur të frymoj pa ty
Nuk kam mundur të jetoj pa ty
Nuk kam dashur të jetoj pa ty
Kam dashur të jetoj me ty dhe për ty
Nuk ndodhi ajo që doja
Ndodhi ajo që mendoja
Zemër e ndaluar
Shpirt i ftohtë
Ndienja të thyera
Dashuri me rrena
Jo, nuk e ke ditë
Do ta mësosh dikur, por vonë do kuptosh