>
LETERSISHQIP

Dikur Dhe Sot

Dikur:
Të varfër në shtëpi të vogla
Bukë, kripë e zemër
Sofra të mëdha
Dhjetëra ulur rreth saj
Dashuri e buzëqeshje
Përqafime pa interes
Net të gjata më ditën e llampës
Me vëllezër e motra
Dajë e teze
Axhallarë, halla e nipa
Grumbull të gjithë plotë hare
Dimrave të ftohtë në kulla të ngrohta
Kalonte jeta qumësht e mjalt
Plotë dashuri pa interes.

Sot:
Pasuri e shtëpi të mëdha
Por të ftohta sikur dimri
Pikë e pesë të shkapërderdhur
Askush askujt nuk i flet
Veç para e interes
Nuk ka dajë, teze e nipa
As halla e axhallarë
Vëllezër e motra të përçar
Në shtëpitë e mëdha
Nuk ka vend për mysafirë
Nuk ka vend as për prindë
Katër djem rritur me mund
Në shtëpi me dy dhoma
I shkolluan i bën burra
I martuan me darsëma të madhe
Ata sot nuk kanë vend
Asnjë dhomë për babë e nënë.
Shtëpin e mbushur me maca e qen
Modernizim po e quajnë
Me jetua në vetmi.
Njerëz pa ndienja
Të akullt ftohtë si bora
Duam ta çlirojmë botë
E në rrugë plakun se ndihmojmë
Po jetojmë me iluzione
Shokun vëlla, e vëllain shok
Shoqen motër, e motrën shoqe
Ndërrim vendesh dhe konceptesh