Kurora Është E Jotja, Duhet Me Fitu

Dielli edhe pse perëndon, ai nuk shuhet
Mirësia edhe nese të përbuzet, ajo ty të duhet
Fjala e bukur nuk kushton asgjë
Edhe zemrat e ngurta i zbutë me të.
Dhurata nuk të varfëron ty
Por dikujt ia shton, dashurinë për ty
Bëhu sikur mali, që nuk e lëkund asnjë stuhi
Mos u bëj mall për asnjë tregti.
Trego se ke vlerë edhe kur të shajnë
Buzëqesh edhe kur zemrën në copa ta ndajnë
Mos u anko te njerzit, për problemet e jetës
Lutju veç Zotit, për stuhitë e jetës.
Edhe kur rrugën me gjemba ta mbushin
Ecjen mos e ndal
Asnjë kurorë ari nuk të vjen falë.
Lavdat nga armiqtë, mos të të mahnisin
Janë po ata, që dje të brakëtisën
Armiku i vjetër, mik nuk bëhet kurrë
Por nëse gabon, e paguan me lëkurë.
Mos e kthe kokën, pengesat me i shiku
Ti nuk ke kohë, ziliqarët me i dëgju
Ke rrugë të gjatë për të udhëtu
Kurora është e jotja, duhet me fitu

- poezi nga Benjamin Krasniqi


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  1