A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Forca E Fjales

Forca nuk është veç fjalë, por fjalët janë forcë
Ai që ka humbur gjithçka, në sy ka veç lot
Kush ka dashuruar, ka gjetur lumturinë
E kush ka tradhëtuar, ka prekur flliqësinë
Jo çdo fjale e nisur, mbërrin tek caku i fundit
Por fjalët e zemrës, hyjnë edhe përmes drynit
Për fjalën e bukur, edhe guri çahet
I bën vend pranë vetës edhe kurrë si ndahet
Sa zemra nga guri, fjala i ka zbutur
Ku nuk ka hy egoja, fjala është futur
Nuk ka kufijë për fjalën, në fund të botës shkon
Ku nuk ka shkuar zemra, fjalë deperton
Shpirtërat e zgjuar në mesin e natës
Kanë një hallë të madh që zemra ia ka plasur
Syri i lotuar ka humbu atë që ka dashur
Shija e gotës tregon, për lëngun që brenda ka pasur
Kokat e mbushura me boshllëk, nuk i zbukuron gjeli në flokë
Bilbilit të burgosur, për fluturimin e lirë ti po i flet kot
Ai nuk ka nevojë për leksione, si duhet të fluturoj
Atij hapja derën dhe ai pataj, për fluturimin ka çka të tregoj
Shpirtit të prangosur në qelin e egos, egon mos i shaj
Dy të dashuruar kurrë mos i ndaj
Kur të ngushtohet toka e askund vend nuk gjen
Ti drejtohu nga qielli, se edhe tokën bashkë me ty e nxen
Fjala është e lirë, po lirin ta cenon
Nëse ti thua diçka, që tiranin e trazon
Tirani është kokëbosh, madje edhe kodosh
Është sikur gjapri kur ta trazosh
Ti mos ke frikë nga helmi i tij
Se ai një ditë do mbytet në atë tirani
Sicili tiran, që zullum bën, një ditë do ngulfatet, e nuk e kupton
Tirani ështe ujkë, madje edhe dhelpër, por që të dy i mbys një hekur

- poezi nga Benjamin Krasniqi


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  2





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019