Bijt E Dreqit

Ne që dje nuk kishim frikë nga vdekja
Sot kemi frikë nga jeta
Në tokën që u derdh gjaku rrëke, e liria lëshoi rrënjët
Ne kemi varrosur ëndrrat dhe shpresat
Mbi eshtërat e dëshmorëve shkelën pa marre
Përbuzën jetimin e lirisë
Frikën që nuk na e mbjelli robëria, na e mbjelli liria
Nyjet e lidhura në fytë, frymën po na e ndalin
Tokën e njomur me gjakun e gjeneratave, shkijeve po ia falin
Në tokën ku kumbonte ezani, sot kryqi lartësohet
Atje ku lindi Isa Boletini, Car Llazari fortifikohet
Nuk keni aspak turp, e di
Turpin me bukë e keni përbi
Këmbanat e mortit po bien
Kosova veshur me të zeza
Nën tigujt funebër të korit të shtrigave
Rinia merrë rrugën e tokës se humbur
Horrat bejnë dasëm me zërat e klithjeve të fëmijëve të uritur
Bijtë e dreqit qeshin me mjerimin dhe fytyrat e zbehta
Që shëtisin derë më derë
Trupa njerëzish me satanin brenda vetës
Etjen e shuajnë me lotët e syve të nënave që dhanë djemtë për liri
E keta sot vjedhin në emrin e tyre, këta faqezi.

- poezi nga Benjamin Krasniqi


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  1