>
LETERSISHQIP

Gjitha Ndienjat E Kësaj Bote

Rrugët e këtij qyteti t'vjetër
Mbushur plotë kujtime janë
Pa mëshirë më godasin çdo ditë
Plagët e zemrës sime ende nuk u thanë.
N'mëngjes je dëshira e parë
e në mbrëmje lutja e fundit
Ditët kalojnë zbehur njësoj
Sikur të vija prej askundit.
Në vendin e vjetër edhe sot
Gjithçka njësoj sikur dikur
Kafen më se pimë së bashku
Zemrat na u bënë gur
Pse nuk takohemi më
Edhe pse afër jetojmë
A kaq shumë urrejtje kemi
Që dy zemra mos t'i takojmë?
Gjitha ndjenjat e kësaj bote
Më çojnë veç te zemra jote
Asnjëherë nuk do të ndalem
Do të të kërkoj deri në fund të kësaj bote.