>
LETERSISHQIP

Trimi

Kur ra kushtrmi e trimat i thirri
Erdhi edhe në zemrën tënde
Aty gjeti vend e u ndezë zjarri si në eshkë
Hygjym me pushkë e betimin bëre
“ja i vdekur ja me liri, do të vijë”
Me shumë plumba në trup u ktheve
E liria erdhi prore
E ti nuk gjete ende lirinë që e kërkove
Nuk do ta gjeshë ende
Madje lirisë i kemi ndërtu edhe përmendore
E kemi ba kurban për hajnat.