>
LETERSISHQIP

Rrënjët

Tek rrënjët është fillimi
Aty është edhe kthimi
Aty nisë ndarja
Aty nisë takimi.
Aty është lindja
Aty është jeta
Aty aty është fundi
Aty është vdekja
Në rrënjët e vdekura
Edhe degët thahen
Në rrënjët e gjalla
Edhe lulet bahen.
Kur rrënjët janë të thella
Lisin se rrëzon era