>
LETERSISHQIP

Fushëbeteja

E ç'është liria pa varre? Asgjë.
Liria pa fushëbetejë dhe varre, është një dhuratë e përkohshme që do ta marrin prap, ata që ta dhuruan.
Varret në fushëbetejë janë rojet e lirisë.
Vetëm ata dijnë ta ruajnë atë, sepse ata e paguan me shpirtin e tyre.
Eshtrat e heronjëve janë themel për të ndërtuar kalan e madhe.
Varret janë burim i dashurisë për atdheun.
Kush harron varret e lirisë, ka harruar rrënjët e saj.
Rruga e atdheut është shkruar me epitafin e heronjëve.
Ata që vdiqën për atdheun e tyre, janë të gjallë derisa dielli të ngrohë tokën e hëna të bëj roje.
Janë më të gjallë se ata që jetojnë me turpin dhe ushqehen me të.
Fushëbeteja është mejdani i burrave të fjalës, që syri nuk u trembej nga armiku, e vdekjen e kishin bër kurban.
Me gjakun e tyre ujitën lulëkuqet.