>
LETERSISHQIP

Jeta Në Kohën E Covid-It

Nuk ka frikë që e mposhtë dashurinë.
Do kishte thënë një poet i çmendur.

Në kohën kur takimet fizike janë të ndaluara
Takimet në largësi nuk i ndalon asgjë
Në qirinjët e datëlindjes "digji" gjitha të këqijat
Të gjitha të këqijat ikën e do të ikin
Me ëmbëlsinë e tortës shijoje edhe ëmbëlsinë e viteve.

Vitet janë numra që vijnë e shkojnë
Mbetet shpirti që nuk plakët asnjëherë
Madje edhe kur rrudhat e ballit shpeshtohen e palosen njëra mbi tjetrën
Edhe kur kokën e mbulojnë thinjat
Edhe kur për të parë duhen syze
Edhe kur sytë humbin shkëlqimin
Shpirti mbetet i ri edhe në vjetërsin e trupit.

Është ende herët për tu plakur
Ke vetëm disa panvera mbi supe
Majde edhe ato që i ke nuk i beson askush

Festo duke parë atë që ende nuk e ke bërë
Mendo për ato që të kanë mbetur në gjysmë
Lëre të kaluarën atje ku është
Le ta bëj koha punën që i takon
Ajo është e detyruar të ecën
E ti nuk je e detyruar ta ndalësh e as ta rikthesh

Shkruaj ende drama, skenare e filma
Mos ndalo edhe kur duan të të ndalin
Shkruaje ti emrin tënd
Shkruaje vet atë që do të flitet për ty
Edhe kur do të mbetesh histori e kaluar.

Lëre jetën të jetoj me ty